Elbasani ka fatin e madh që rrethohet nga kodra me ullinj në pjesën veriore dhe veriperëndimore të tij. Ndërsa nga lindja lulëzon gjelbërimi i pishave të kodër Krastës. Në këtë periudhë karantine qytetarët pushtuan këto zona duke organizuar piknikë dhe ecje në natyrë. Kjo për shkak edhe sepse kontrollet e policisë në këto zona mungonin. Edhe pse lëvizja tashmë I është kthyer normalitetit këtu duket se qytetarët vazhdojnë ta shijojnë pasditen në ajrin e pastër dhe gjelbërimin ë këtyre kodrave.