Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka mbledhur task-forcën për turizmin duke lënë edhe detyra të qarta për institucionet vendore e qendrore, por edhe për operatorët turistikë. I shoqëruar edhe nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Klosi vuri theksin tek pastrimi, kryesisht i akseve rrugore që çojnë drejt stacioneve të plazhit si dhe në nxitjen e operatorëve privatë për të aplikuar në e-Albania për leje.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Mal të Zi të vijnë për pushime në Shqipëri, duke shpresuar se në këtë mënyrë mund të kompesohet edhe mungesa e turistëve për shkak të pandemisë.
Në këtë takim ishin prezentë kryetart e bashkive dhe prefektët, të cilët duhet të menaxhojnë situatën me turizmin në terren.