ATSH/ Nga Tropoja në Durrës e Vlorë, çdo ditë vijnë në jetë foshnje, të cilët kanë vëmendjen e mjekëve dhe infermierëve për kujdes shëndetësor ndërsa në vetëm 3 muajt e parë të këtij viti, më shumë se 8 200 të porsalindur kanë përfituar nga bonusi i bebes.
Pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga epidemia e COVID-19, në të gjithë spitalet e vendit puna e ekipeve mjekësore vijon pa u ndalur.
“Nga Tropoja në Durrës e Vlorë, çdo ditë vijnë në jetë beba, të cilët kanë vëmendjen e mjekëve dhe infermierëve për kujdes shëndetësor. Në 3 muajt e parë të këtij viti, më shumë se 8 200 të porsalindur kanë përfituar nga bonusi i bebes, programi i mbrojtjes sociale i qeverisë, që vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë i familjes, 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë”-informon Ministria e Shëndetësisë. z.tosku//a.a/