atsh

“Gjatë këtyre viteve të fundit, ju keni patur mësues më të kualifikuar, keni mësuar me tekste të Oxford dhe Cambridge, me programe dhe kurrikula të bazuara në kompetenca, duke u bërë më të aftë të studioni edhe në universitetet më të mira e prestigjioze të botës. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që 10 maturantë ekselentë sot nuk i kemi këtu të pranishëm, por ata na bëjnë krenare njësoj si ju, sepse studiojnë jashtë vendit dhe vazhdojnë të shkëlqejnë me rezultatet e tyre” – u shpreh ministrja.

Më tej ajo nënvizoi se gjatë këtyre viteve është realizuar një reformë rrënjësore që nxit rritjen e cilësisë dhe siguron autonominë e universiteteve, ndërkohë që universitetet janë të akredituara ndërkombëtarisht në bashkëpunim me Agjencinë Britanike të Sigurimit të Cilësisë. Ajo theksoi se tashmë zbatohet një sistem i ri pranimesh në universitet, vetëm në baze të meritës dhe në kushtet e një transparence të plotë.

“Ju përfaqësoni modele frymëzimi për të gjithë nxënësit, të rinjtë e të rejat qe na ndjekin. Për tu treguar të gjithëve se puna dhe sakrifica vlerësohet dhe shpërblehet” – tha ministrja.

Ajo u shpreh se të rinjtë duhet të ketë guxim dhe besim për të ardhmen, dhe se ata mësojnë nga gabimet e të kaluarës dhe zbulojnë si të bëjnë punët më mirë.

“Mos u trembni dhe mos u ndalni asnjëherë në rrugën e ëndrrës dhe ambicies suaj. Përqafoni vlerat më të mira të shoqërisë. Mos kërkoni rrugën më të shpejtë e më të lehtë për të zgjidhur problemet, por rrugën më të drejtë, duke u udhëhequr nga ndershmëria, puna, këmbëngulja, respekti për të tjerët, bujaria e solidariteti”, – tha Kushi./m.m/j.p/