Presidenti Ilir Meta publikoi sot në Presidencë denoncimin e një sipërmarrësi.

Erion Mane, i cili drejton një agjenci turistike, tha se është gjobitur me gjoba të njëpasnjëshme. Ai publikoi një bisedë që ka bërë me drejtorin e DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja.

“Kam kaq kohë që biznesi im vetëm kërcënohet dhe gjobitet herë pas herë. Zbulova arsyen e vërtetë dhe personin, pra patronazhistin”, u shpreh ndër të tjera Mane.

Meta tha gjatë konferencës për shtyp se takimi i tij me Manen ka qenë nga muaji maj 2020 gjatë pandemisë kur operatorët turistikë kërkonin lehtësira për bizneset.

Mediet e identifikuan sipërmarrësin Mane si mbështetës të LSI-së. Gjithashtu mediet publikuan foto të Erion Manes me presidentin Ilir Meta që daton që në 2010