ATSH-AA/ – Gjatë punimeve në një aeroport në Mexico City, kryeqytetin e Meksikës, janë gjetur eshtra të mbi 60 mamuthëve.
Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë (INAH) tha se ”mbetjet fosile të mamuthëve u gjetën në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Filipe Angeles’, që mendohet se datojnë 15 mijë vite më parë”.
Besohet se mbetjet i përkasin llojit të mamuthit kolumbian.
Gjatë punimeve janë gjetur edhe mbetje demash, devesh, kuajsh por edhe fosile njerëzore si dhe sende të ndryshme.
Për shkak të zbulimit të ri, ekziston mundësia që të ketë vonesa të punimeve ndërtimore në aeroport./ /os/ a.jor.