Këto ndjesa, të cilat përkojnë me 500-vjetorin e pushtimit, u bënë dje me iniciativën e presidentit meksikan Andrés Manuel López Obrador dhe homologut të tij guatemalas Alejandro Giammattei në komunën e Felipe Carrillo Puerto, në shtetin juglindor të Quintana Roo.
“Ne i kërkojmë falje popullit Mayan për abuzimet e tmerrshme të kryera nga individë dhe fuqitë kombëtare dhe të huaja gjatë pushtimit, tre shekujve të sundimit kolonial dhe dy shekujve të Meksikës së pavarur”, tha López Obrador.
Gjatë ceremonisë, qeveria meksikane njohu gjithashtu racizmin dhe diskriminimin që vuan ende kjo pakicë etnike, dy shekuj pas pavarësisë së vendit.
Në qershor të vitit 2020, Lopez Obrador dha dritën jeshile për ndërtimin e linjës 1 500 kilometra të gjatë që pritet të përshkojë pjesë të ndryshme të gadishullit të Jukatanit, ku ndodhet vendpushimi i Kankunit.
Sidoqoftë, disa organizata e hedhin poshtë projektin, duke argumentuar se ai do të shkaktojë dëme në mjedis dhe në disa komunitete autoktone në këtë rajon./ /os/