ATSH/- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorët e Delegacionit të BE-së, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të akredituar në Tiranë.
Gjatë këtij takimi, Meta bën të ditur se “i sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit”.
“Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes”, u shpreh presidenti.
Gjithashtu, Meta tha se “i njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”