Në vijim të fazës së dytë të operacionit humanitar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë pako ushqimore pranë 1276 familjeve në vështirësi ekonomike. Këto ditë të ëvshtira për të gjithë vendin, shumë familje po ia dalin ta përballojnë pandeminë të ndihmuar nga ndihmat që po u vijnë nga institucionet vendore në të gjithë qarkun e Elbasanit, në bashkëpunimin edhe me shoqatat.
Deri më tani, bashkia e Elbasanit, me grupet e saj në terren, ia ka dalë të evidentojë familjet në vështirësi të mëdha, duke bërë që askush të mos vuajë për gjërat më bazike. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në bashkitë e tjera të qarkut dhe ky fakt është evidentuar shpesh edhe nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, njëkohësisht edhe deputet i qarkut të Elbasanit, si kryesues i listës. Situata me pandeminë e Covid-19 është përballuar deri më tani me suskes në qarkun e Elbasanit, jo vetëm sa i përket mbajtjes nën kontroll të përhapjes së sëmundjes, por edhe me suportin që po u jepet atyre në pamundësi, kryesisht ekonomike.
Elbasaninews.tv