Ka përfunduar me fitoren e thellë të Interit prej 3-0 kundër Milanit derbi i njohur si “Madoninna” i zhvilluar të dielën në “San Siro”

“Neroazzurrët” treguan një lojë bindëse duke ndaj “Rossonerëve” dhe në fund siguruan tre pikë shumë të rëndësishme në rrugën drejt titullit, përcjell KosovaPress.

Lautaro Martinez e kaloi Interin në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë dhe ky ishte njëherit edhe rezultati i 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë skuadra e Antonio Contes realizoi edhe dy herë. Së pari Martinez regjistroi golin e dytë personal dhe më pastaj edhe Romelu Lukaku i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 66’ për të vulosur fitoren e Interit.

Këto tre pikë e çojnë Interin në kuotën e 53 pikëve, katër më shumë se Milani që pozicionohet në vendin e dytë me 49 pikë.