/ATSH-ANSA/ – Për të riparuar një zemër të sëmurë ju duhet të keni numrat e duhur.
Modelet matematikore të projektit iHeart të Politeknikut të Milanos tregojnë ato të cilat fillojnë të prodhojnë rezultatet e para në disa spitale italiane që lehtësojnë ndërhyrjet e aritmologëve dhe kirurgëve kardiakë.
Tani në vitin e tij të tretë, projekti iHeart është mbështetur me më shumë se 2 milionë euro nga Këshilli Europian i Kërkimit (ERC) dhe synon të krijojë një model të plotë matematikor për studimin e sjelljes së zemrës së njeriut dhe patologjive të tij.
Falë modeleve, për shembull, ishte e mundur të prodhohen indikacione sasiore mbi faktorët që favorizojnë nxitjen dhe mirëmbajtjen e aritmive si takikardia ventrikulare, eksperimentuar në bashkëpunim me spitalin ”San Raffaele IRCCS” në Milano.
Eksperimentet ndihmuan mjekët që të lokalizojnë zona të mureve të zemrës në të cilën të aplikohet frekuenca radio për të çaktivizuar qelizat anormale në origjinën e aritmisë.
Në bashkëpunim me spitalin ”Sacco” në Milano, nga ana tjetër, aktualisht po zhvillohet një model i cili jep indikacione të sakta për kirurgun kardiak se si të hiqet një pjesë e septumit interventrikular për të trajtuar kardiomiopatinë hipertrofike obstruktive, gjendje kjo për shkak të trashjes së septumit që e vështirëson largimin e gjakut nga barkushja e majtë në aortë./ /os/ a.jor.