Mjeku i njohur italian, Flavio De Cicco prej më shumë se një viti ndodhet në vijën e parë të betejës me Covid-19.
Së fundmi ai ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh që i ka prekur të gjithë. Mjeku ka postuar një foto ku shihet i ulur në një nga krevatët e pacientëve, i dëshpëruar.
Flavio De Cicco shkruan se është i dëshpëruar që është duke luftuar prej kaq kohësh dhe pas një viti lufte të vështirë me pandeminë, sërish njerëzit tregohen indiferentë.
Ai shprehet se është dëshpëruese kur pacinetë të moshave të reja u thotë se “gjithçka është mirë” dhe më pas i fusin në intubim.
“Është zhgënjyese të mos kesh idenë më të dobët kur kjo do të përfundojë. Është dëshpëruese të mos kujtohet pothuajse kur filloi. Numri i rasteve rritet vazhdimisht. Agresiviteti i këtyre varianteve është nënçmues.
Ulja e moshës mesatare në fjalë është zhgënjyese. Është dëshpëruese që duhet t’i thuash një 26-vjeçari se gjithçka është në rregull, por që ai do të duhet të intubohet. Është dëshpëruese që duhet t’i thuash një babai me 2 fëmijë të moshës vetëm 40 vjeç se ai me siguri do të shohë të vegjlit e tij me një gungë në fyt para se të bjerë në gjumë.
Është zhgënjyese të vazhdosh të shohësh njerëz që largohen nga ne. Indiferenca e vazhdueshme e shumë njerëzve është poshtëruese. Lodhja psikologjike me të cilën jam, personalisht, si shumë kolegë që jetojnë në këtë moment, është zhgënjyese. Unë jam i dëshpëruar,” shkruan ai.