Duke filluar që nga sot deri të premten ditët nisin me mot të kthjellët në të gjithë territorin.
“Përshëndetje nga SH.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit sa i përket javës që presim përpara!
Sipas modeleve të parashikimit, ditët e javës që presim përpara duket se do të “kopjojnë” njëra tjetrën dhe i gjithë parashikimi mund të mblidhet në një tablo të përgjithshme. Por cfarë pritet të ndodh?
Të ndikuar nga disa kushte atmosferike specifike (të cilat spo i hyjmë në detaje), të gjitha ditët duke filluar që nga ajo e Hënë deri të Premten ditët nisin me mot të kthjellët në të gjithë territorin. Më pas nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ndodh fenomeni i zhvillimit të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e ultësirës perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.
Gjithashtu ditët do të mbyllen me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në lindje tëterritorit. Si përfundim për pushuesit në plazh shqetësim i lehtë mund të jetë fenomeni i erës pasi nga orët e mesditës deri ato të pasdites fiton itensitet dhe shpejtësi që mund të arrijë deri në 5-8m/s”, thuhet në parashikim.