Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale informoi për situatën e COVID-19 gjatë 24 orëve në vend, ku thekson se, janë kryer 1803 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 695 qytetarë.

Sipas MSHMS rastet pozitive janë në këto bashki: 191 qytetarë në Tiranë, 48 në Lushnjë, 47 në Shkodër, 42 në Fier, 34 në Durrës, 29 në Divjakë, 28 në Vlorë, 22 në Elbasan, 21 në Sarandë, 19 në Lezhë, 17 në Berat, 16 në Gjirokastër, 14 në Pogradec, 12 në Himarë, nga 9 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Maliq, Gramsh, nga 8 qytetarë në Selenicë, Korçë, nga 7 qytetarë në Kamëz, Patos, Dimal, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Shijak, Krujë, Vorë, Devoll, Skrapar, nga 4 qytetarë në Dibër, Përmet, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Libohovë, nga 2 qytetarë në Fushë-Arrëz, Roskovec, Peqin, Librazhd, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Rrogozhinë, Mat, Kolonjë, Poliçan, Cërrik.

“Janë 2,873 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetar nga Durrësi 65 vjeç”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se janë shëruar 319 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,339 që nga fillimi i epidemisë.