Naftëtarët e Ballshit prej 23 ditësh janë futur në grevë urie, pasi kërkojnë pagat e tyre dhe rikthimin në punë.
Në ditën e 18-të të grevës 10 naftëtarë e lanë grevën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësorë, ndërsa u zëvëndësuan nga gratë, të cilat po bëjnë gjashtë ditë në grevë.
Mësohet se gjendja shëndetësore e grave është përkeqësuar dhe se njëra prej tyre është dërguar në spitalin e Ballshit, për shkak të problemeve që ka patur me tensionin.
Ato janë shprehur se grava e tyre vazhdon pa shkëputje dhe nëse nuk jenë në gjendje të vazhdojnë do të zëvendësohen nga fëmijët e tyre.
Ndër të tjera naftëtaret janë shprehur se do të ketë negociata me kryeministrin Edi Rama nëse u jepen pagat.
Kujtojmë që ditën e djeshme Rama u kërkoi naftëtarëve që të linin grevën e urisë.