ATSH-AFP/ – Autoritetet koreano-jugore nënshkruan sot një kontratë prej 36 miliardë eurosh që bazohet në ndërtimin e asaj që është prezantuar nga Seuli si parku më i madh eolik offshore në botë.

E varfër në burime energjetike tradicionale, Koreja e Jugut ka vendosur objektivin për të arritur deri në 2050 neutralitetin e karbonit.

Ajo varet aktualisht nga importet e karbonit, që furnizojnë 40% të energjisë së saj.

Më shumë se objektivi për neutralitetin e karbonit, presidenti i qendrës së majtë, Moon Jae-in synon të dalë gradualisht nga energjia bërthamore, e cila nuk lë zgjidhje tjetër, përveç se të mbështetet shumë në energjinë e erës, hidroelektrike dhe diellore.

Kreu i shtetit mbikëqyri nënshkrimin e një kontrate të madhe me vlerë 48 000 miliardë won (36 miliardë euro) për ndërtimin e një parku gjigant pranë Sinanit, në jugperëndim, nga të cilat kapaciteti maksimal do të jetë 8,2 gigavat.

Moon theksoi pozicionin unik gjeografik të gadishullit.

“Ne kemi një potencial të pafund për energjinë e erës në det të hapur nga tre anët dhe ne kemi teknologjinë më të mirë në botë në këtë zonë”, theksoi Moon./ /ec/