Është mbyllur takimi mes Interit dhe Sassuolos, i vlefshëm për javën e 27-të të Serie A. Kjo ndeshje, u mbyll me rezultatin spektakolar 3-3. Sassuolo shënoi që në minutat e para, pasi Caputo ndëshkoi zikaltërit në minutën e katërt.
Lukaku dhe Biraghi përmbysën gjithçka në minutat e fundit të pjesës së parë, ndërsa Berardi në minutën e 81-të, barazoi me penallti. Valero, vetëm 5 minuta më vonë, riktheu avantazhin për Interin, duke çuar shifrat në 3-2.
Kur dukej se Interi e kishte siguruar suksesin, Sassuolo shënoi sërish. Në të 89-ën, Magnani gjen rrjetën për miqtë, duke fiksuar rezultatin në 3-3. Ndeshje e çmendur, ndërsa Skriniar në fund të ndeshjes, mori dhe karton të kuq./abcnews.al