Një futbollist i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19.

24 orë para rifillimit të kampionatit dhe ndeshjes Bylis-Tirana e programuar për tu luajtur të mërkurën në orën 17:00 një lojtar i klubit nga Mallakastra ka dalë pozitiv me koronavirus.

Nga informacionet paraprake mësohet se lojtari ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës nga ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin. Hetimi epidemiologjik vijon.

Top Channel