Ekspertë të fushave të ndryshme dhe përfaqësi të komuniteteve nga zona të ndryshme të qarkut Elbasan dhe Dibër që jetojnë përreth Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë dhe më gjerë kanë prezantuar përpara përfaqësuesve të pushtetit vendor disa shqetësime serioze që lidhen me dëmet që po u shkaktohen resuseve natyrore në Qarqet Elbasan e Dibër.
Kreu Shoqatës “Stebleva”, Mersin Hoxha duke renditur disa prej problematikave që lidhen me mbrojtjen e masive pyjore gjatë një takimi të zgjeruar me pjesemarrjen e shumë aktorëve duke diskutuar rreth këtyre problematikave e ka cilësuar mjaft të vonuar një dhënien e alarmit për shkatërrimin e resuseve natyrore për sa kohë që një pjesë e pyjeve të Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë në Qarkun e Dibrës janë dëmtuar në përmasa të pa imagjinueshme.
Sipas z.Hoxha ende ndeshet kudo dukuria e shkatërrimit të pyjeve.Më së shumti kjo ndosh në bashkinë e Bilqizës ku pushteti vendor për të ndërtuar rrugë shkatërron masivet pyjore .Në një situatë të tillë sipas tij , Policia kufitare dhe punonjësit e zonave të mbrojtura duhet të reagojnë që të parandalohen dëme të tjera me përmasa akoma më alarmante . Aktualisht sipas Mersin Hoxhës janë prerë dhe shkatërruar masive të tëra me pyje përgjatë vijës kufitare Shqipëri-Maqedonia e Veriur .Kjo bëhet si nga shqiptarët dhe maqedonasit, të cilët ushtrojnë aktivitet të paligjshëm pa ju trembur ligjit.
Kreu Shoqatës “Stebleva”, shprehet se është bërë një dëm kolosal dhe për gjithçka ka ndodhur në këto masive pyjore duhet të mbajnë përgjegjësi organet kompetente si policia kufitare ashtu dhe punonjësit e Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë që vetëm muajt e fundit kanë filluar të reagojnë.Ndërsa Pëllumb Gjini , drejtues i Projektit “Burimet natyrore e kulturore, vetëdija komunitare dhe demokracia vendore në pakufijtë e mbijetesës” , për shkatërrimin barbar të resuseve natyre në rrethin e Librazhdit e Bulqizës fajëson drejtuesit e pushtetit vendor e qëndror që kanë lejuar ngritjen e HEC-eve dhe prerjen e pyjeve në mënyrë të paligjshme.
Sipas Gjinit ,dëme të pallogaritshme të resuseve natyrore konstatohen në Fushë Bulqizë, Zerqan , Shupenzë, Gjoricë, Ostren, Trebisht dhe Martanesh.Sipas tij prerja e pyjeve pa kriter dhe fenomeni i shpyllëzimit mjerisht po vazhdon ditë për ditë nërmjet PPP-ve e koncensioneve.Në mjaft zona pyjore vahdojnë prerjet e paligjshme dhe shkatërrimet të cila nuk po kursejnë as pyjet e Rrajcës që mbrohen nga UNESCO dhe as masivet pyjore të Dardhës, Lunikut, Polisit , Stravajt, Martaneshit , Gollobardës ,Okshtunit, Xhyrës, Kuturmanit , Sopotit, Stravajt etj.Sipas Gjinit, kohët e fundit në Qarkun e Dibrës dhe Elbasanit po zhduken jo vetëm masivet pyjore por edhe rrjedhat e përrejnve dhe zalleve të shumta pasi uji i tyre është marrë nërmjet tubave që në burim nga HEC e shumta të ndërtuara pa kritere .Gjini thekson nevojën emergjente të ruajtjes dhe mbrojtjes me fanatizëm të asaj pasurie natyre që ka mbetur e paprekur deri tani.Eshte koha që të ketë një zgjim dhe rritje të vetëdijes komunitare, mirëmenaxhim të burimeve natyrore si dhe të trashëgimisë kulturore për funksionimin normal të demokracisë vendore dhe impaktin social-ekonomik.
Ndërkohë që gjatë takimit të zgjeruar të zhvilluar në Njësinë Administrative Steblevë ku u bënë prezente të gjitha problematikat e banorëve dhe ekspertëve , Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj dhe kreu i Bashkisë së Librazhdit , Kastriot Gurra premtuan që do ua bëjmë të ditura institucioneve përkatëse”, është shprehur prefekti i Qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj.Nga ana e tij kryebashkiaku i Librazhdit ,Kastriot Gurra theksoi se duhet të shtojmë për penalitetet ndaj çdo individi që dëmton pyjet dhe zonat e mbrojtura” pasi vizitorët në Parkun Shebenik Jabllanicë vitet e fundi janë shtuar dhe interesi maksimal i të gjithëve është që kjo zonë jo vetëm të zhvillohet por edhe të mbrohet.