ATSH – I. Vata Enti Kombëtar Banesave ka finalizuar sot marrëveshjen me bashkinë Pukë për marrjen në dorëzim të bllokut të banesave sociale.

Lajmi bëhet i ditur nga Enti Kombëtar Banesave  i cili thekson se “finalizohet me sukses marrëveshja e bashkëpunimit me Bashkinë Pukë për marrjen në dorëzim të bllokut të banesave sociale me kosto të ulët dhe eficiencë energjie, investim i realizuar me fondet e Entit Kombëtar të Banesave”.

Drejtori i Përgjithshëm i EKB-së, Stefan Çipa së bashku me kryetarin e bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj kanë ndërmarrë hapin përfundimtar që do të bëj të mundur vënien në dispozicion të 24 banesave familjeve në nevojë.