U nënshkrua sot Memorandumi i Bashkëpunimit, midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”.

Të pranishëm në nënshkrimin e këtij Memorandumi janë kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrja njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

“Pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, duke kaluar përmes diskutimesh, studimesh, analizash, debatesh, bisedimesh  teknike e negociatash jo të lehta, nënshkruajmë sot Memorandumin e Bashkëpunimit, midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës”, shprehet Rama

Rama falenderoi Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed, ku sipas tij pa bekimin e të cilit ky projekt nuk do të ishte i mundur.