Kryeministri Edi Rama kujtoi sot se “çdo biznes i lejuar për hapje duhet të disponojë në mjedisin përkatës vërtetimin nga www.e-albania.al dhe protokollin përkatës të sigurisë, duke filluar nga e hëna, 27 prill”.
Rama tha se “taskforca ndërinstitucionale antiCOVID-19 do të inspektojë dhe sanksionojë, në bazë të aktit normativ dhe të Kodit Penal çdo biznes që nuk do të ketë dokumentacionin përkatës, si edhe kushtet e përcaktuara nga protokolli”.
Kryeministri publikoi po ashtu linkun e “e-Albania” ku gjendet lista e aktiviteteve të hapura sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe masat dhe protokollet që duhet të zbatojnë bizneset e hapura./m.m//r.e/atsh