Në njoftim bëhet e ditur se, “nga 15 shtator 2021, udhëtarët e pavaksinuar mund të hyjnë në Austri, por duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English)https://entry.ptc.gv.at/en.html , të paraqesin një test negativ të COVID-19 dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ”.

“Përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë ata që udhëtojnë për qëllime biznesi; forcat humanitare; të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar; ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse”, theksohet në njoftimin e ambasadës së Shqipërisë në Vjenë.

Për informacione më të përditësuara dhe detajuara të hyrjes në Austri, qytetarët mund të vizitojnë portalin zyrtar të Udhëtimit të qeverisë austriake në Austria.info. /m.m//a.a/