66 mijë punonjës të bizneseve me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit, të cilat u mbyllën apo u reduktuan ndjeshëm në aktivitetin e tyre për shkak të masave të qeverisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 do të përfitojnë një ndihmë ekonomike prej 40 mijë lekësh.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 66 mijë punonjës të bizneseve me xhiro mbi 14 milionë ose 140 mijë dollarë xhiro në vit, të cilat u mbyllën apo u reduktuan ndjeshëm në aktivitetin e tyre, marrin një mbështetje financiare prej 40 mijë lekësh.
“Për punonjësit që e kanë humbur punën në bizneset private dhe që janë 66 mijë qytetarë, do të vemë në dispozicion për këtë periudhë 40-ditore, 2.64 miliardë lekë ose 26 milionë e 400 mijë dollarë. Çdo individ në këtë kategori, do të marrë 400 mijë lekë ose 400 dollarë”, deklaroi Kryeministri. /a.gjonaj/ /a.g//r.e/
Atsh