Brenda muajit korrik do të bëhet shpërndarja e granteve të gjithë familjeve për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmi është njoftuar nga ministri i shtetit për rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Ndërsa kryeministri Rama gjatë bisedimit është shprehur se është me mirë të përzgjedhin 3 përfaqësues.

Shpërndarja e parë e granteve ka nisur nga Shijaku, ku kreu i kësaj Bashkie, Elton Arbana ka bërë me dije se në javën e parë janë lidhur 637 kontrata dhe kanë tërhequr pagesën në bankë 315 individë.