Ditën e sotme nis viti i ri akademik 2020-2021, të gjitha universitetet do të nisin vitin e ri online.

130 mijë studentë do të fillojnë sot mësimin onlinë në universitetet, prej të cilëve të cilëve 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë.

Komiteteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mësimin online për të bërë të mundur parandalimin e parhapjes së koronavirusit.

Edhe koviktet janë të mbyllura. Ky vendim është marrë disa ditë më parë, në bazë të shifrave do të ndryshojnë vendimet.

Studentët kanë paralajmëruar protest ditën e sotme para Kryeministrisë, ku do të kërkojë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës.

Kujtojmë që në vendin tonë ditët e fundit janë shënuar numra rekord të të infektuarve. Deri më tani 518 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 21,202.