Prej më shumë se një muaji dhjetra qytetarë janë bashkuar me nismën e Bashkisë së Elbasanit “Familja për Familjen”.
Një kontribut që nisi si ndihmesë e vogël, tashmë është bërë një suport i madh për ato familje që kanë nevojë dhe po kalojnë ditë të ëvshtira. Jo vetëm për të dhënë ndihmesën e tyre, por mbi të gjitha për të bërë apel që në këtë kauzë të jemi sa më shumë, me nismën janë bashkuar njerëz të njohur të kulturës dhe ekranit.
Moderatori i njohur, Xhani Shqerra, dha shembullin e tij, duke premtuar se një gjë të tillë do ta bëjë çdo javë, duke përcjellë njëkohësisht edhe mesazhet e solidaritetit për njëri-tjetrin.
Me një vendim të Këshillit të Ministrave familjet përfituese të ndihmave ushqimore janë të përcaktuara qartë, por nga vërtetimet në terren bashkitë kanë konstatuar se nevojat kanë qenë më të shumta.
Nisma “Familja për familjen” i ka shërbyer pikërisht këtyre familjeve në nevojë, por që nuk përfitojnë nga VKM.
Elbasaninews.tv