ATSH-ANSA/ – Vaksinat, duke përfshirë ato kundër Covid-19, mund të shkaktojnë reagime të mundshme anësore, por teknologjia mund të ndihmojë.

Monitorimi i efekteve anësore pas vaksinimit, nga dhimbjet e kokës deri te dhimbjet e muskujve, nga ethet deri te të përzierat, është qëllimi i “Generator App Vaccinale”, një aplikacion për smartfonë, i zhvilluar nga “Gemelli Generator”, një qendër e përparuar e Fondacionit Poliklinik të “Gemelli Irccs”, në bashkëpunim me kompaninë belge “Innovation Sprint”.

I gjithë stafi i fondacionit, së bashku me administrimin e dozës së parë të vaksinës, është ftuar të shkarkojë në smartfon aplikacionin, i pajtueshëm me iPhone dhe Android, dhe të regjistrohet.

Stafit do t’i kërkohet të raportojë çdo ditë për reagimet anësore të vaksinimit dhe në shtatë ditët në vijim, përmes një pyetësori të lehtë për t’u plotësuar.

Aplikacioni është në përputhje me protokollet ISO dhe është çertifikuar si pajisje mjekësore.

“Zhvillimi i kësaj zgjidhjeje, është një shembull konkret se si është e mundur të kombinohen kërkimet me parandalimin, duke përfaqësuar një zonë strategjike në të cilën në të ardhmen e afërt do të vazhdojmë të përqendrohemi shumë”, shpjegon Giovanni Scambia, drejtor shkencor i “Gemelli Generator”./ /ec/