Qyteti i Auckland me 1.7 milionë banorë në Zelandën e re do të futet sërish në karantinë totale për të paktën 1 javë, pasi kryeministrja e Jacinda Ardern bëri me dije se është zbuluar një rast i ri me COVID-19.

Banorët do të duhet të qëndrojnë në karantinë, ndërkohë që kanë të drejtë të dalin vetëm për të shkuar në punë apo për të blerë ushqime.

Asnjë qytetar nuk do të lejohet të hyjë apo të dalë nga qyteti, ndërsa do të mbyllen edhe disa shkolla që paraqesin rrezik të lartë infektimi.

Personi i infektuar dyshohet se e ka marrë virusin rreth një javë më parë, ndaj edhe qytetarët janë në panik pasi infeksioni mund të jetë përhapur.

Zelanda e Re është një nga shtetet që ka “korrur” sukses në luftën ndaj koronavirusit, pasi shteti me 5 milionë banorë ka vetëm 26 viktima që nga fillimi i pandemisë.