Një tjetër makinë është djegur sot në bulevardin “Aqif  Pasha” në Elbasan.

Policia informon se  ka rënë zjarr nē mjetin tip ” Renalut”, në pronësi të shtetasit T.K., i cili ishte i parkuar dhe si pasojë  mjeti është djegur  pjesërisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Elbasaninews.tv