Përveç ndihmave me pako ushqimore, një punë kolosale po bëhet edhe për shpërndarjen e vakteve në shtëpi pë rata persona që kanë nevojë për një shërbim të tillë.

Qendra Sociale Balashe, prej 7 javësh tashmë është e fokusuar në një punë të jashtëzakonshme, ku përfitues janë, jo vetëm personat që merrnin shërbim pranë kësaj qendre, por edhe të tjerë që janë afruar në këtë situatë.

Janë gjithësej 128 persona që çdo ditë përfitojnë një vakt të ngrohtë në shtëpi.

Drejtoresha e Qendrës Sociale Balashe Lindita Sanxhaktari vlerësoi punën e bërë nga stafi i saj, të cilët çdo ditë në terren kanë treguar një përkushtim maksimal.

Ajo gjithashtu falenderoi mbështetjen e Bashkisë së Elbasanit në përballimin e kësaj situate, ndërsa vlerësoi masat e marra nga Qeveria Shqiptare.

Çdo ditë në Qendrën Sociale Balashe puna nis në orën 2 të mëngjesit kur nis përgatitja e ushqimit për 128 persona, ndërsa të moshuarit kanë vlerësuar, jo vetëm punën që bëhet, por edhe cilësinë e ushqimit.

Askush nuk do të mbetet vetëm në këtë situatë të tillë. Sanxhaktari theksoi edhe kategoritë që përfitojnë një vakt të ngrohtë pranë kësaj qendre.

Përveç punës kolosale, sidomos në këtë situatë të pandemisë, Qendra Sociale Balashe kujdeset edhe për të moshuarit rezidentë në Shtëpinë e të Moshuarve.

Elbasaninews.tv