Presidenti i Tanzanisë John Magufuli ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.
Mediat e huaja raportojnë se ai ka ndërruar jetë pasditen e djeshme dhe lajmi është bëri i ditur nga nënkryetari i venit.
Magufuli nuk ishte parë në publik për më shumë se dy javë dhe qarkullonin lajme se ai ishte i infektuar me Covid-19, por që lajmi nuk ishte konfirmuar.
Presidenti i Tanzanisë vazhdimisht mohonte se Covid-19 është duke u përhapur në vendin e tij dhe pretendonte pa dëshmi se vaksinat kundër kësaj sëmundjeje janë të rrezikshme. Ai sugjeronte që njerëzit të luteshin dhe të thithnin avull për t’u shëruar.