Një 66-vjeçar nga Anglia ka treguar se po e furnizon makinën e tij me vaj vegjetal në vend të naftës, pasi kjo e fundit është shumë e shtrenjtë.
Keith Ashworth, nga Nottingham, është shprehur për mediat se nuk po sheh dritë në fund të tunelit për zbritjen e çmimit të naftës, prandaj vendosi ta furnizojë “Land Rover”-in e tij me vaj vegjetal.
“Unë shpresoja ta bëja këtë gjë përkohësisht, por nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Unë jam duke punuar vërtet vetëm për të përballuar jetesën. Në fund të muajit mbetet shumë pak ose nuk mbetet asgjë.” tha ai.
Ai dhe bashkëshortja i tij Daryl po mbledhin gjithashtu lëndë drusore për t’i përdorur ngrohje në dimër .
“Nuk ka dritë në fund të tunelit – thjesht po shkon lart e lart e lart,” shtoi Keith.

Top Channel