Transporti urban nuk do të nis as të hënën, edhe pse Ministria e Shëndetësinë ka dhënë “ok”. Shoqata e Transportit kanë bërë me dije se nuk do të dalin në punë më 22 qershor, pa u ndryshuar protokollet dhe pa u plotësuar kërkesat e tyre. Ato i kanë deklaruar se kërkojnë një takim me ministrinë e Infrastrukturës ose kryeministrin Edi Rama që t’u parashtrojnë qartë kërkesat e tyre, pasi deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani. Nga lokomotiva e vendosur te Bulevardi i Ri, shoqata e transportit ka dashur të përcjellë mesazhin për politikanët “mos e vrisni autobusin, siç bëtë me trenin’.
Ja cilat janë kërkesat e shoqatëës së transportit:
1.Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.
4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas
5-Dje iu shtua dhe kërkesa e pagesës shtesë për shtyrjen me një javë të hapjes së shërbimit.
Ndërkohë, ja cilat janë vendimet e qeverisë në mbështetje të shoqatës së Transportit:
1.Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;
2.Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.