ATSH/ -Tetë persona janë arrestuar në qytete të ndryshme të Kosovës dhe 14 të tjerë janë ndaluar dhe ndaj tyre vazhdon procedura e rregullt, për shkak se nuk kanë vepruar sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.
Sipas Policisë, dy persona janë arrestuar në Rahovec, një në Gjakovë, 5 në rajonin e Kamenicës.
Ndërsa, në fshatin Korishe të Prizrenit, në një lokal janë takuar 11 meshkuj kosovar të cilët kanë rënë në kundërshtim me vendimin e Qeverise dhe Ministrisë se Shëndetësisë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Po ashtu në fshatin Mamushe të Prizrenit, janë ndaluar tre të dyshuar, pasi nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt, si dhe në Kamenicë, dy persona. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt./KosovaPress//e.m/ /a.a/