Në vijim të fazës së tretë të operacionit humanitar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë pako ushqimore pranë 585 familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar.
Në të gjithë qarkun e Elbasanit operacioni i solidaritetit vijon, ndërsa sa i përket Bashkisë së Elbasanit, ekipet e saj duke koordinuar punën edhe me shoqatat që operojnë çdo ditë në këtë qytet, kanë ndihmuar mijëra familje me ndihma, jo vetëm ushqimore, por edhe me barna dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për të përballuar këtë situatë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Z.Gledian Llatja, theksojnë se angazhimi në terren do të vazhdojë deri në fund të kësaj situate.
Elbasaninews.tv