Foto ilustruese
Operacionet humanitare në Elbasan vazhdojnë pa ndërprerje për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ndan sot pamje nga këto operacione, ndërsa sigurojnë se do të vijojë angazhimi në terren deri në fund të kësaj situate. Shpërndarja e pakove ushqimore nga Bashkia Elbasan në Njësitë Administrative 3 dhe dhe 6, ndërkohë që do të vazhdojë ditë pas dite, në të gjitha rajonet në Elbasan. Ajo që vlen të theksohet është fakti që shpërndarja e pakove ushqimore veç qytetit ka vijuar edhe në Zavalinë, Mjekës, Shushicë, Fushë Buall, Mlizë, Hajdaran, Vreshtan, Shelcan, Labinot Fushë dhe procesi do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim. 4000 pako janë gati tashmë të shpërndahen tek familjet në nevojë. Ndërkohë që situata fatmirësisht po shkon drejt normalitetit, puna e Bashkisë së Elbasanit, vazhdon për të qenë pranë familjeve në nevojë dhe jo vetëm. Duhet thënë se gjatë gjithë kësaj periudhe, bashkia e Elbasanit ka ditur të menaxhojë si duhet situatën dhe të mos lërë asnjë person pa mbështetje, kjo edhe për shkak të grupeve të shumta që janë në terren dhe po merren me situatën.
Elbasaninews.tv