Foto ilustruese

Në vijim të fazës së tretë të operacionit humanitar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë pako ushqimore pranë 1233 familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar.

Prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj u shpreh se janë shpërndarë pranë 1233 familjeve pako ushqimore dhe pranë 61 familjeve pako me produkte jo ushqimore”.

Ai theksoi ndër të tjera se po ofrohet edhe asistencë familjet për blerjen e produkteve të ndryshme ushqimore.

Në bashkinë e Elbasanit e cila, përveç ndihmesës së familjeve të përcaktuara në VKM si përfituese, ka bërë një verifikim në terren dhe pjesa tjetër e cila paraqitet në nevojë po asistohet me ndihmën e organizatave.

Elbasaninews.tv