Pamje të rënda këto që shihni në Mongoli të Kazakistanit, në një territor mes Rusisë dhe Kinës në hemisferën veriore.

Temperaturat aty kanë arritur në -56 gradë celcius, duke bërë që shumë kafshë si qen, mace, dele, dhelpra apo lepuj të ngrijnë të gjalla, raporton Newsbomb.al.

 

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysëmhëna e Kuqe kanë ndërhyrë duke ndihmuar rreth 2000 familje barinjsh që jetojnë në këtë rajon, shumicën e kohës të bllokuar nga moti i keq.

Kjo zonë është e njohur pasi më herët shkencëtarët kanë zbuluar mamuthë gjigandë të lashtë miliona vjeçarë, një zonë tepër e ftohtë ku rekordi i temperaturës është -67 gradë celcius.