Kur ka filluar aktivitetin normal prej mëse dy javës pas mbylljes për shkak të pandemisë, biznesi i vogël është duke u përballuar me vështirësi shumë të mëdha. Mungesa e fuqisë blerëse është duke bërë që shumë biznese të qëndrojnë të hapura pa mundur të bëjnë asnjë xhiro gjatë gjithë ditës.

Të pyetur nga Tv Skampa ata shprehen se kjo situatë është shumë e vështirë dhe për këtë arsye iu duhet më shumë ndihmë.

Një pjesë e bizneseve të cilët janë të regjistruar ligjërisht kanë përfituar pagën e luftës. Shumica e bizneseve të vogla dhe të mëdha e ndërprenë aktivitetin ekonomik për shkak të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

ELBASANINEWS.TV