Papa Françesku me anë të një video-mesazhi i është drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke thënë se pandemia COVID-19 shenjoi nevojën që ka sistemi shëndetësor për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës.
Ai u shpreh para OKB-së se vaksina kundër COVID duhet t’u shpërndahet fillimisht vendeve të varfra dhe më të pafuqishme, pasi këto vende nuk mund ta përballojnë krizën që sjell pandemia.
“Nëse duhet të bëjmë përzgjedhje preferenciale, le të jetë i varfëri, ai që shpesh gjendet në pamundësi dhe që përballet me diskriminimin, ai i pafuqishmi, që nuk ka burmime dhe mundësi ekonomike.”-tha ai.newsbomb