ATSH – I. Vata/ Ministria e Brendshme tha sot se çdo ditë kryhen rreth 1300 aplikime online përmes e-Albania, për pasaporta apo karta ID.

“Nga 11 maj 2020, përmes shërbimit të dedikuar online në e-Albania “Aplikim i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës”, qytetarët e kryejnë online plotësimin e formularit të aplikimit për pasaportë edhe rezervimin e takimit në zyrat e aplikimit”, shprehet MB.

Qytetarit i duhet të paraqiten vetëm një herë në zyrat e aplikimit, duke eliminuar 2 procese: plotësimin e formularit dhe rezervimin e takimit, që tanimë kryhen vetëm online. /j.p/r.e/