Pavarësisht masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, qytetarët vërshuan nëpër parqe për të parë çeljen e luleve të qershive në fund të marsit dhe në fillim të prillit.
Rrugët e Tokios tashmë janë mbushur me ngjyra të bukura.
Të shikosh lulen e qershisë është një zakon japonez që përfshin të gjitha brezat.
Çdo vit, një numër i madh i turistësh vendas dhe të huaj kalojnë pjesën më të madhe të kohës në parqe, duke u përpjekur të bëjnë fotografitë më të bukura të luleve të qershive, që është paralajmëruese e pranverës dhe simbol i bukurisë së përsosur në vendin ku lind dielli.
Rituali përfshin këndimin e këngëve të veçanta dhe shijimin e ushqimeve tradicionale.
Këtë vit, megjithatë, situata është disi më ndryshe për shkak të COVID-19 dhe masave që po zbatohen në gjithë botën për të luftuar përhapjen e infeksionit.
Në Japoni, është regjistruar një numër më i vogël të infektuarish, por ndikimi i COVID-19 ndihet.
Gjendja e jashtëzakonshme, që u vu në rajone të ndryshme të vendit në periudhën janar-mars, u hoq plotësisht në fillim të javës.
Megjithatë, autoritetet paralajmëruan qytetarët se nuk ka aktivitete ose ngjarje në parqet ku ndodhen pemët e qershive./ /ervo/