Partia Demokratike dega Elbasan i është përgjigjur sot thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

Nisur nga kërkesat e shumta për gjak, por edhe nga situata e shkaktuar nga pandemia e koronavirus, shumë qytetarë kanë ngurruar që t’i drejtohen bankave të gjakut, ndaj kreu i PD Elbasan, Eugen Isaj, shprehet se kjo ishte shtysa që ata organizua këtë seancë dhurimi.

Duke dhënë shembullin e tij personal, kreu i PD bën edhe një thirrje për të gjithë qytetarët e shëndetshëm, të cilët kanë mundësi të dhurojnë për njerëzit në nevojë.

Elbasan Të dhurosh gjak është një akt human, i cili kërkon vetëm pak minuta për t’i shpëtuar jetën dikujt në nëvojë.

Elbasaninews.tv