TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Spitali Pediatrik i Durrësit, i cili është drejt përfundimit të rindërtimit të plotë, do të ofrojë kushte më të favorshme dhe cilësore për fëmijët, për mjekët dhe infermierët.

Me një kapacitet prej 70 shtretërish spitali do të pajiset me aparatura të teknologjisë së lartë.

“Mirëmëngjes dhe me Pediatrinë e Durrësit, deri dje simbol i degradimit që trashëguam në shëndetësi si kudo tjetër dhe sot model rrezatues i spitaleve pediatrike, që mishëron ambicien e vullnetin tonë, për të ndërtuar me punë çdo ditë shëndetësinë që duam ju uroj një ditë mbarë”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “rindërtojmë rrjetin e pediatrive me standardet më të mira, për të garantuar shërbim cilësor për fëmijët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor”.

Spitali Pediatrik do të ketë kushte moderne me aparatura të munguara prej shumë vitesh.

ATSH