Sot ishte dita e lirisë për pensionistët. Pas një muaji qëndrimi në banesë, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit u vendos që ata të kishin 2 orë liridalje. Nga ora 09:00 – 11:00 ata kanë pasur të drejtën e liridaljes por duhej të ishin të shoqëruar vetëm me një person dhe të mos qëndronin në grumbullime apo të luanin domino. Shumë prej tyre kanë respektuar masat e izolimit të ndërgjegjësuar se është e mirë për shëndetin e tyre. Edhe në qytetin e Elbasanit ky vendim është mirëpritur thuajse nga të gjithë pensionistët, të cilët nuk kanë nguruar të shkojnë drejt parqeve të qytetit për të pushuar. Ata u shprehën të gëzuar që më në fund mund të lëvizin pak dhe të sigurtë. Sinkron Intvs Kategoria e të moshuarve është kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi, ndaj masat për daljen nga banesa kanë qenë më strikte ndaj tyre

Elbasaninews. tv

v