Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasanit, tek porta e Kalasë.

Një makinë ka përplasur në mes të qytetit për vdekje kalimtarin, I cili është identiofikuar si Durim Gjini, 57 vjeç.

Mësohet se autori i mjetit, i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes është një 20-vjeçar i identifikuar si Shon Balliu.

Bëhet me dije se i riu e kishte marrë me qera makinën.

Sakaq, policia po punon për të bërë të mundur arrestimin e autorit.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbremjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç,  banues në Elbasan,  i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ështe larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.