Pfizer-BioNTech do të dërgojë rreth 40 milion vaksina në vendet e varfëra në muajin shkurt përmes programit Covax.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Ghebreyesus, në një konferencë për shtypë tha se covax kishte arritur një marrëveshje me prodhuesin e vaksinave Pfizer-BioNTech për të marrë dozat e para që do të shpërndahen përmes këtij programi.

“Përhapja urgjente dhe e drejtë e vaksinave nuk është vetëm një domosdoshmëri morale, por është gjithashtu një siguri shëndetësore, imperativ strategjik dhe ekonomik. Kjo marrëveshje me Pfizer do të ndihmojë për të mundësuar COVAX për të shpëtuar jetë, për të stabilizuar sistemet shëndetësore dhe për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike globale,”tha Ghebreyesus.

Kujtojmë se Shqipëria ka parapaguar 4 miliardë lekë te COVAX për 1,140.000 doza vaksinash.