Plagosje me armë zjarri në afërsi të burgut të Peqinit.

Peqin/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qor, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.
Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Elbasaninews.tv