Plani Kombëtar i Pastrimit po vijon në gjithë territorin, ku gjatë vitit që lamë pas ka shënuar rezultate pozitive.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foto në rrjetet sociale nga momente pastrimi në Korçë, Mat, Pukë, Peshkopi, Maliq, Belsh, Përmet, Tepelenë, Libohovë, Bulqizë, Gjirokastër dhe Librazhd.

Rama ka falënderuar të gjithë ata që vijojnë të japin kontributin e tyre në planin kombëtar të pastrimit për një mjedis më të pastër.

Ai theksoi se tashmë ky plan është punë e përditshme në të gjithë Shqipërinë që s’ndalet.

“Plani Kombëtar i Pastrimit rezultoi një sukses përgjatë vitit 2022, një aksion i rëndësishëm mjedisor në çdo bashki të vendit, si një punë sistematike që do të kthejë vëmendjen nga natyra e turizmi dhe mbi të gjitha shëndeti ynë”, shkruan Rama.

Gjatë vitit 2022 falë këtij aksioni u pastruan mbi 126 mijë tonë mbetje.

Plani i Pastrimit Kombëtar është një ndër angazhimet kryesore të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me qëllim menaxhimin e integruar të mbetjeve, së bashku me miratimin e ligjit për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme, mbështetjen e katër bashkive bregdetare me dyfishim të forcave të pastrimit përgjatë sezonit si edhe rehabilitimin e shumë vend depozitimeve në territor që ishin shndërruar në gangrena mjedisore